Një ditë pas miratimit të ndryshimeve në kod, që sanksionuan në ligjin e ri zgjedhor ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, me listë të përbërë, Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë blu.
Top Channel, ka mundur të zbulojë edhe detaje nga diskutimi për listat dhe formulën se si do dalë në zgjedhjet e ardhshme opozita e bashkuar.
Skenari i parë është dalje me dy lista, një e udhëhequr nga PD dhe një e udhëhequr nga LSI. Një tjetër opsion qe po vlerësohet pas ndryshimeve me te fundit ne kodin zgjedhor me qellim maksimizimin e votave është edhe dalje me nje listë unike, por vendimmarrje finale do përcaktohet pas kalkulimeve të eksperteve të opozitës.
Në fund te mbledhjes në përgjigje te interesit gazetarëve Lulzim Basha deklaroi: “vendimin e kemi marrë tashmë bashke me shqiptarët. S’ka formula ta shpëtojnë Ramën, vetëm po ndërroi të gjithë votuesit me Kushtetute”.
Aleatët pritet te mblidhen per vendimmarrje finale.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...