Në mbyllje të vizitës dy ditore në Turqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar selinë qendrore të “Turkish Airlines”.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se në takim u diskutua për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të linjës ajrore ahqiptare, i cili tanimë ka hyrë në fazën e konkretizimit, me mbështetjen logjistike dhe teknike të kompanisë turke.
“Në selinë qendrore të Turkish Airlines në mbyllje të vizitës, ku u diskutua për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare, i cili tanimë ka hyrë në fazën e konkretizimit, me mbështetjen logjistike dhe teknike të kompanisë turke nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Presidentit Erdogan”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij në Facebook.
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...