Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 17-vjeçarin Vangjel Kapllanaj, i cili vrau gjyshin e tij pasi i grabiti lekët.
Trupi gjykues i kryesuar nga Albert Spiro ka dhënë masën arrest me burg për 17 vjeçarin Kapllanaj.
Po arrest me burg ka qenë masa e sigurisë edhe për 28-vjeçarin M.A, i cili dyshohet se së bashku me L.M 17 vjeç dhe F.Xh 16 vjeç, i shitën armën Kapllanajt.
Ndaj dy të miturve të tjerë Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Vangjel Kapllani ka vrarë Vangjel Kapllanin për parà. Nipi pra me të njëjtin emër si gjyshi i tij është zbuluar nga ekspertiza mjekoligjore se është pikërisht ai vrasësi, teksa e ka qëlluar atë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës. transmeton top channel.
Nipi 17-vjeçar përballet tashmë me akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ndërkohë, në kokën e viktimës është gjetur edhe predha e qitur nga arma e zjarrit, gjë që i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit.
Policia, përveçse ka sekuestruar armën e krimit të tipit pistoletë, që autori i ngjarjes e kishte hedhur në një pusetë pranë banesës, me qëllim fshehjen e gjurmëve, ka ndaluar edhe 3 shtetas të tjerë, që dyshohen se i kanë shitur atij armën e krimit.
Në lagjen e tyre, fqinjët tregojnë se Vangjeli e kishte rritur nipin që në moshën trevjeçare dhe se nuk kishin parë konflikte mes tyre.
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...