Policia e Lezhës ka gjetur dhe sekuestraur 4 parcela me 1893 bime kanabis ne fshatin Malaj të Mirditës. Në pranga kanë rënë tre persona mes tyre edhe kryeplaku i fshatit.
Agron Vokrri 43 vjeç akzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit, ndërsa dy të tjerët Gentjan Skeja dhe Fran Vokrri akuzohen për veprën kultivim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin “Malaj” në Mirditë Lezhë, në një zonë të pyllëzuar rreth 500m pranë banesave të lagjes, në 4 parcela janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 1893 bimë kanabis sativa.
Gjithashtu po gjate operacionit, nga kontolli i ushtruar në banesën e shtetasit Fran Vokrri janë gjetur dhe sekuestruar 7 kg lëndë narkotike. Ne perfundim te veprimeve te para hetimore u be arrestimi ne flagrance
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...