Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “udhëtimi”, gjatë së shtunës, si pasojë e të cilit është goditur një tjetër rast përpjekjeje për tregtimin e minave me telekomandë.
I arrestuar në flagrancë ka përfunduar 40-vjeçari nga Tirana, Eduard Sinanaj, i cili rezulton një person me precedentë penalë, i dënuar më herët edhe për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Ndalimi i tij është bërë në aksin rrugor Milot-Lezhë, në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”, teksa udhëtonte me automjetin tip Peugeot, në bagazhin e të cilit u gjet një rrotë karroce ku ishin fshehur 6 mina me telekomandë, të sekuestruara tashmë në cilësinë e provës materiale nga policia.
Materialet proceduriale hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndërsa i arrestuari akuzohet për “trafikim të armëve dhe municioneve”. /TCH/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...