Shqipëria renditet mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019.
Prestigjiozja e përditshme ‘Le Monde’ ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve të preferuara që duhet vizituar gjatë këtij viti.
“MIRËMËNGJES , dhe me këtë faqe të prestigjozes së përditshme Le Monde, e cila mes 20 destinacioneve të preferuara të vitit 2019 e sugjeron Shqipërinë si zgjedhjen e gjashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Edhe Gazeta britanike “The Sun” ka botuar një artikull mbi dhjetë destinacionet më të mira në të gjithë botën për turizëm mes të cilave përmend edhe Rivierën Shqiptare.
”Vendasit i kanë ruajtur me dinakëri për vete plazhet dhe gjiret e detit për dekada të tëra. Por tani, Lonely Planet e ka quajtur vendin një destinacion të mirë për 2019. Mund të vini bast se është vetëm çështje kohe para se Shqipëria të bëhet një Kroaci e re”, shkruan “The Sun”.
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran