Gazetari Karlo Bolino që vepron prej më shumë se 20 vitesh në Shqipëri në studion e “Open” ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta për dorëheqje, me arsyetimin se mund të zgjidhë krizën politike.
Sipas Bolinos, nëse Meta largohet nga detyra e Kreut të Shtetit, kryeministri Edi Rama mund të zgjedhë një emër opozitar si President.
Ai theksoi se mund të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e njohur si krahu i djathtë i Sali Berishës në politikë, e përzgjedhura e mazhorancës për presidente.
“Junta është prokuroria. Jo rastësisht e ka përmendur paralajmërimin që kanë thënë ndërkombëtarë para dy vitesh që situata mund të vijë në gjendjen aktuale. Paralajmërimi për dorëheqje është kërcënim që shqetëson ndërkombëtarët, por jo shqiptarët pasi kuvendi ka 94 deputetë. Qeveria mund të zgjedhë President të ri totalisht legjitim. Mund të zgjidhet Jozefina Topalli nga opozita si presidente për 24 orë, pasi Rama po e mendon si emër”, tha Bolino.
Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te ...
“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” R...
Abdixhiku e Osmani mbajnë sot tubimin e bashkimit
Putin: Mendoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit
Veliaj kërkon ndryshim mase sigurie, Kryebashkiaku i Tiranës...
Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 t...