Zëvendësministri i Brendshëm në detyrë Besfort Lamallari reagoi sot pasi kryeministri Edi Rama e propozoi për ministër të Drejtësisë. Lamallari tha, në një prononcim për mediet, se është vlerësim për të gjithë punën që ka bërë.
“Komenti im është falënderues për besimin dhe për vlerësimin e gjithë punës që kam bërë deri më tani, me shumë përkushtim dhe integritet në detyrat që më janë caktuar”, tha Lamallari.
Ndërkohë, ministri në detyrë Ulsi Manja, i cili u propozua si kryetar i Komisionit të Ligjeve, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e cilësoi si “rikthim në shtëpinë time natyrale”.
“Për mua, ky është një moment i veçantë rikthimi në Kuvend, pas një periudhe të mrekullueshme në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Ka qenë nder dhe një shkollë jete të shërbeja si ministër, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, të cilit i jam mirënjohës për mbështetjen e pakursyer dhe besimin e dhënë në këto afro 17 vite të rrugëtimit tim politik në Partinë Socialiste. Faleminderit nga zemra të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në ministri dhe institucionet e varësisë – ju jeni një aset i pazëvendësueshëm i shtetit shqiptar”, shkruan Manja.
Manja uroi gjithashtu edhe Lamallarin, duke shprehur bindjen se ai “do të çojë përpara me përkushtim punën tonë të përbashkët”.
“Mezi pres të nis këtë kapitull të ri, për reformimin e kuadrit ligjor dhe për ta çuar Shqipërinë edhe më afër Bashkimit Europian”, shkruan Manja./atsh.al
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...