Kuvendi votoi këtë të hënë dekretin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Kryeministrit Edi Rama në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.
Në çelje të sesionit të katërt të legjislaturës së nëntë të Punimeve të Kuvendit, deputetët votuan me 77 vota pro dekretit e Metës për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe me 78 vota pro emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama. Opozita nuk mori pjesë në votim.
Kreu i qeverisë vendosi ta përfaqësojë vetë këtë dikaster pas refuzimit që Presidenti Meta i bëri emrit të Gent Cakajt të propozuar më herët për këtë post nga Rama./TvKlan
Ballkani rikthen lidershipin në Superligë – vazhdon lufta e ...
Trump: Sulmet ushtarake ndaj Iranit mund të zgjasin deri në ...
Baza e marinës amerikane në Bahrein goditet nga droni irania...
Seri shpërthimesh dëgjohen mbi Jerusalem pasi zbulohen raket...
Shala për kalimin tek Feronikeli ’74: Gjithmonë e kam ...
Zelensky: Ukraina, gati të ndajë përvojën e saj kundër raket...