Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandatit me dyer të hapura për Saimir Tahirin.
Që në nisje të mbledhjes, Prokuroria deklaroi se kërkonte mbledhje me dyer të mbyllura për shkak se informacionet e kësaj çështje janë objekt hetimi dhe nuk mund të dekonspirohen operacionet e policisë dhe prokurorisë.
Pas shumë orësh debat me dyer të hapura rreth akuzave të rënda që rëndojnë mbi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Prokuroria ka mbyllur dyert dhe ka hapur dosjet sekrete rreth kësaj çështje delikate.
Nuk dihet saktësisht se kur do të mbarojë mbledhja por në përfundim të saj do të votohet për imunitetin e Saimir Tahirit. /albeu.com
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës