Qëndron formula për koalicionet me listë të pëbashkët.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend kodin elektoral. Me 96 vota kundër, shumica la në fuqi ndryshimet e miratuara prej saj në seancën plenare të 5 tetorit.
Me rrëzimin e dekretit të kreut të shtetit, mbetet në fuqi formula e koalicioneve që i grupon partitë politike të dalin në një listë në zgjedhje.
Pak ditë më parë Presidenti Meta argumentoi se ndryshimet e mazhorancës janë të njëanshme dhe cënojnë parimin e procesit të rregullt zgjedhor, si dhe të drejtën e zgjedhësve për të zgjedhur e për t’u zgjedhur.
Kreu i shtetit nuk u mjaftua vetëm me këtë argument, por iu drejtua me një kërkesë për opinion edhe Komisionit të Venecias, kërkesë që nuk u mor parasysh nga mazhoranca, pavarësisht thirrjeve të mbërritura nga Brukseli për të pritur opinionin e “Venecias”. Kryeministri Rama tha se opinioni do të vlejë për zgjedhjet pas 25 Prillit./ Tv Klan
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...