Të shtunën e 9 shtatorit, Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë dy seanca të njëpasnjëshme.
Seanca e parë, e dekretuar edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta është ajo e paradites në orën 10.00, ku do të bëhet konstituiimi i Kuvendit të ri.
Duket se axhenda e kreut të shtetit ka përshpejtuar procedurat.
Vizita e parë zyrtare pas marrjes së postit të Presidentit e Ilir Metës do të zhvillohet pikërisht të hënën në Itali, duke bërë që të shtunën Parlamenti të mbajë edhe një seancë të dytë, atë për votimin e kryetarit të ri të tij, Gramoz Rucit, emri i propozuar për të drejtuar Kuvendin 4 vitet e ardhshme por edhe për betimin e deputetëve të legjislacionit të ri, shkruan Top Channel.
Por kush do ta drejtojë seancën e parë të 9 shtatorit?
Sipas rregullores së Kuvendit, në nenin 1 të saj, mbledhja e parë e legjislaturës së kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, hapet ose drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. Deputeti më i vjetër i Kuvendit të ri është demokrati Sali Berisha.
Kryeministri pritet të jetë i pranishëm në seancë por me shumë gjasa, ashtu siç ndodhi edhe në 2013, ai nuk do të pranojë që ta drejtojë këtë seancë.
I dyti në listë, është sërish demokrat, deputeti Tritan Shehu dhe pas tij, Gramoz Ruci. Sipas rregullores së parlamentit, deri në zgjedhjen e kreut të ri të kuvendit, nuk zhvillohet asnjë debat. Pas 2 seancave në parlament, do të jetë presidenti Meta ai që do të vendosë edhe firmën e tij mbi emrat e ministrave dhe kreut të ri të qeverisë.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...