Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit, se Prokuroria ka mbajtur një qëndrim tërësisht politik pasi çështja ka nisur që në nëntor 2017-s dhe janar 2018.
Sipas Bardhit, prokuroria ka pasur mundësinë të dalë në konkluzion për këtë çështje, por po e risjellin sa herë që qeveria është në vështirësi. Kjo çështje sipas Bardhit doli kur nisën hetimet ndaj Saimir Tahirit, më pas kur nisën lidhjet e vëllait të Fatmir Xhafajt me trafikun e drogës. Bardhi tha se Partia Demokratike nuk ka kontratë me Binata Trade.
Bardhi tregoi procesverbalin e Prokurorisë ku nuk ishte pyetur fare por i ishte thënë që a ke ndonjë gjë të re. Bardhi tha se letërporositë nuk kanë asgjë për Partinë Demokratike.
“Si mund të shpjegoj unë një hetim që partia ime nuk është e përfshirë. PD ka deklaruar pranë KQZ, çdo shpenzim e të ardhur për vitin 2017, nuk mund të jap unë shpjegime se si i ka bërë shpenzimet një person i tretë. Edhe nëse do kishte pasur një rast të tillë për dhënien e asaj shume, PD nuk ka përgjegjësi sepse nuk është palë. Sipas jush na del se ne paskemi pasur 650 mijë dollarë dhe ia paskemi dhënë lobistit pa i deklaruar në KQZ… Ne kemi paguar shumë e deklaruar në KQZ, nuk kemi fshehur asgjë”, – tha Bardhi në debatin me gazetarët.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës