Në raundin e katërt do të kemi një kandidat për President të Republikës së Shqipërisë, dhe ai është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura , Bajram Begaj.
Zoti Begaj mesa duket do të jetë Presidenti i ri i republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme, tashmë pritet vetëm votimin në Kuvend që do të bëhet ditën e shtunë në orën 18:00.
Kujtojmë që në raundin e katërt nevojiten vetëm 71 vota.
Bajram Begaj ka lindur më 20 Mars 1967, ai është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Ai më parë ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare./Abcnews.al/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit