Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro ka shpërndarë artikullin e medias spanjolle e cila fton lexuesit e saj të zbulojnë Shqipërinë edhe përmes peizazheve spektakolare, shijeve dhe ndjesive të festave të fundvitit.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se nga janari deri në tetor nga Spanja kanë qenë 103 miëj turistë, shkruan Arbresh.info.
“Jo vetëm diell e plazh , por edhe një destinacion i dimrit dhe Krishtlindjeve Media spanjolle “El Periódico” fton lexuesit e saj të zbulojnë Shqipërinë edhe përmes peizazheve spektakolare, shijeve dhe ndjesive të festave të fundvitit, duke sjellë më shumë viziorë nga Spanja të cilët nga janari në tetor kanë qenë plot 103 mijë, ose +26% se një vit më pare”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci