Kuksianët paralajmërojnë se nuk do t’i ndalin protestat, nëse nuk i hiqet taksa e rrugës së Kombit.
Kështu, ata rrëzojnë “ofertën” e kryeministrit Edi Rama, i cili mbrëmë në “Opinion” tha se po negociohet që të ketë tarifë të reduktuar për banorët e zonës, që preken nga taksa e cila paguhet në sportelet e ngritura pranë tunelit të Kalimashit.
Derisa të përcaktohet kjo tarifë – tha Rama – asnjë qytetar që kalon në Rrugën e Kombit, nuk do të paguajë.
Por taksa për një kalim automjeti është 5 euro, dhe për një rrugë vajtje-ardhje 10 euro, vlerë të cilën kuksianët jo vetëm që e kanë refuzuar duke mbajtur protesta, por thonë se nuk do të pranojnë asnjë negociatë derisa në heqjen e taksës për ta. Këshilli Bashkiak i Kukësit, i cili mbështeti protestën e 31 marsit që kuksianët mbajtën pranë tunelit, që çoi në djegien e sporteleve të koncensionarit, thotë se nuk do të ndalen protestat, nëse tarifa nuk zërohet./Express

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...