Mëngjesin e kësaj të mërkure është bllokuar aksi rrugor mbi urën e Drinit të Zi, që lidh Rrugën e Kombit, për shkak të transportimit drejt Kosovës të materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili.
Kalimi i tyre në këtë urë ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut.
Kompania që mirëmban Rrugën e Kombit, ndërkohë, për të lehtësuar kalimin e automjeteve ka bërë edhe zbërthimin e mbrojtëseve anësore të urës./tch
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...