Një nënë 50-vjeçare është arrestuar disten e sotme në Kukës pasi braktisi vajzën e saj të mitur në Kosovë.
Policia arriti që ta gjente vajzën 17-vjeçare, e cila është rikthyer në Shqipëri.
Njoftimi i policisë:
Kukës/ Procedohet penalisht një shtetase, për veprën penale “Braktisja e të miturit”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë shtetasen Sh. B., 50 vjeçe, banuese në Kukës. Procedimi ndaj saj filloi pasi ka braktisur në Kosovë, vajzë e saj të mitur 17 vjeçe. Falë bashkëpunimit të DVP Kukës dhe Policisë Kufitare Morinë me Policinë e Kosovës është bërë i mundur lokalizimi, gjetja dhe kthimi i 17-vjeçares në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. Polica e Kukësit apelon për të gjithë shtetasit që të mos braktisin fëmijët në vende të tjera, për asnjë lloj arsyeje, pasi për çdo rast do identifikohen dhe ndëshkohen personat përgjegjës.
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...