Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur nota nervozizmi përgjatë debatit me drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu në lidhje me pedonalen e Vlorës. Sipas Fevziut, qeverisë i janë dashur katër vjet për ndërtimin e pedonales dhe vetëm kanë shtruar disa rrugica. Kaq ka mjaftuar, që në studio, kryeministri të shfaqë shenja të theksuara nervozizmi.
Debati:Rama: Këto janë banalitete
Fevziu: Shikoni shife, kam qenë me Shkullakun këtë javë
Rama: Ti ke gjë zgjedhje ditën e diel. Konkurron për ndonjë partiKryeministri Edi Rama sapo arriti në emision ‘Opinion’, është përplasur me gazetarin Blendi Fevziu. Pas një vonese të gjatë të kryeministrit, ku një panel gazetarësh e prisnin, drejtuesi i emisionit u shpreh se Rama po vonohej pasi po vishet, ndërsa më tej ai u bëri thirre personave që e ndihmojnë që të mos e vononin shumë neper korridoret e televizionit Klan. Me tu futur në studio Fevziu tha: Ne nuk ta këndojmë dot himnin e flamurit që këndove ti në Miting. Ndërsa Rama iu përgjigj “kështu si gjysmë tradhtari që je ti”.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...