Një 40-vjeçare nga lagjia “11 Janari” në qytetin e Kuçovës është vetëvarur në dhomën e saj të gjumit.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Zamira Sefa ka vendosur t’i japë fund jetës,duke u vetëvarur me litar në dhomën e saj të gjumit,ku është gjetur nga bashkëshorti i cili ka njoftuar policinë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kriminialistikë, që bën edhe kqyrjen e vendngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se,gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të jetë edhe shkaku që e ka çuar gruan të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.
Menjëherë pas ngjarjes,bashkëshorti i gruas është dërguar për mjekim në spital,pasi kur ka gjetur gruan të varur ai ka rëne pa ndjenja në banesë. Policia po vijoj hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...