Kanë zbarkuar këtë pasdite në aeroportin e Rinasit 25 shtetas shqiptarë që kishin shkuar në Gjermani për të kërkuar azil.
Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare të Tch, sipas të cilave të gjithë personave në fjalë kërkesa u është refuzuar nga autoritetet gjermane, duke çuar në kthimin e tyre në vendlindje.
Nga burimet mësohet se 25 shtetasve në fjalë u është ndaluar hyrja në hapësirën Schengen për një periudhë 2-vjeçare.
Në fund të muajit të kaluar, të paktën 70 persona janë kthyer nga Gjermania, pas pesë muajsh qëndrim në kampet e azilantëve në pritje të azilit ekonomik.
Shumica e tyre, kryesisht të rinj, u kthyen me dëshirën e tyre pasi vunë re pamundësinë e fitimit të azilit në shtetin gjerman.
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...