Kryetarja e re e Bashkisë së Durrësit e ka nisur me vrull detyrën e saj të re duke nxjerrë menjëherë urdhrin e parë pa mbushur akoma 24 orë nga betimi.
Sipas këtij urdhri, ditën e shtunë administrata e Bashkisë së Durrësit nuk do të jetë pushim por do të dalin në punë me qëllim pastrimin e qytetit.
Në njoftimin për punonjësit shkruhet se pastrimi do të fillojë që në orën 8 të mëngjesit dhe janë përcaktuar zonat ku do të pastrojë çdo sektor.
Njoftimi
Nesër bashkia dhe ndërmarrjet ndihmëse janë në ditë pune me qëllim pastrimin e qytetit, i cili fillon në 08.00 me këtë plan veprimi:
1- Ndërmarrja Rruga me fadrromat do të jetë në Kampusin e Universitetit, tek ish Këneta, Durrësi i ri
2-Ndërmarrja Komunale Plazh do të jetë nga Ura e Dajlani deri në Plepa, bashkë me administratën
3-Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës do të jetë nga Ura Dajlanit, Stacioni Trenit, Shëtitorja Taulantia deri në Currila bashkë me administratën.
4-Pallati i Sportit, Pallati i Kulturës dhe Biblioteka tek Stadiumi.
5- Arsimi (Kopshte, Çerdhe) do të jetë tek Spitali nga mbrapa.
6- Zjarrfikëset do të jenë në plazh nga ura Dajlanit deri në Plepa.
7-Administrata e Bashkisë Durrës do të jetë nga sheshi Taulantia deri në Currila./Opinion.al
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...