Në 81-vjetorin e Çlirimit të vendit, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku nderoi kujtimin e luftëtarëve që sakrifikuan jetën për lirinë e Shqipërisë.
Gjatë mesazhit të tij, Kryetari Peleshi theksoi se “Sot nderojmë çlirimtarët e atdheut, që, me heroizëm dhe trimëri, i hapën rrugën lirisë së Shqipërisë. Sakrificat e popullit shqiptar dhe gjaku i dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare shkruajtën një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë sonë.”
Peleshi shtoi se trashëgimia e të rënëve mbetet një busull morale për brezat e sotëm: “Trashëgimia e tyre vazhdon të jetë një pikë referimi për brezat, një kujtim i gjallë për çmimin që ka arritja e lirisë, dhe një mësim për përgjegjësinë tonë për ta mbrojtur atë.”
Ceremonia u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, veteranëve e pasardhësve, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve, si pjesë e aktiviteteve zyrtare të përvjetorit të Çlirimit.
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...