Gjykata e Krimeve të Rënda në një seancë të gjatë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 39 personat të akuzuar për trafikim të klandestinëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe në Britaninë e Madhe.
Për këtë çështje, janë lëshuar në total 51 urdhër – arreste nga të cilat janë ekzekutuar 39, kurse 12 shtetas të dyshuar janë akoma në kërkim policor. Mes të ndaluarve janë edhe 4 policë, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën.
Mbrëmjen e djeshme është ndaluar edhe një tjetër polic, pasi akuzohet se dekonspiroi aksionin. Sipas policisë së shtetit, trafikantët përdornin tri Itineraret për emigrantët. Intenerari i parë ishte Shqipëri- Itali – Francë- Meksikë, SHBA, intenerari I dyte Shqipëri – Mali i Zi-Serbi- Gjermani-Spanjë, dhe pas arritjes në Spanjë, për të shkuar në SHBA rruga e parë ishte përmes Meksikës, rruga e dytë nga Kosta Rika me destinacion Amerikën.
Nga Spanja ata trafikoheshin klandestinët direkt për në Angli ndërsa për të arritur në Kanada përdoreshin dy rrugë, direkt ose përmes Panamasë ose nga Republika Domenikane./shekulli/
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...
Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë...
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...