Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të reja nga qyteti historik i Gjirokastrës, duke vënë theksin te rikthimi në jetë i sahatit dhe kambanores, monumente që prej kohësh ishin jashtë funksioni.
Pamjet tregojnë sahatin dhe kambanorën e restauruar, që tashmë janë rikthyer si pjesë e gjallë e peizazhit kulturor të qytetit-muze. Ky projekt vjen si pjesë e nismave për rigjallërimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit në jug të vendit.
“MIRËMËNGJES dhe me sahatin e rijetëzuar dhe kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit, si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e historisë së re të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Gjirokastra, e njohur për arkitekturën unike dhe historinë e pasur, vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, ndërsa investimet e kryera pritet të rrisin më tej potencialin turistik të qytetit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...