Pas 2 muajsh ftesë publike nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizita e homologut grek Kiriakos Mitsotakis ka nisur nga Himara për të vazhduar më pas në Derviçan.
Kjo është vizita e dytë e Mitsotakis në Shqipëri brenda një harku të shkurtër kohor prej dy javësh, por kësaj here zyrtarisht i kushtohet çështjes së minoritetit grek në Shqipëri.
Kryeministri grek mori pjesë në samitin e të 6 Dhjetorit të Bashkimit Europian në Tiranë.
Mitsotakis pati takime të veçanta me kryeministrin Rama dhe Presidentin Begaj dhe në fokus të bisedimeve të tyre ishte çështja e mbetur pezull e paktit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë./tvklan.al
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...