Në një takim me artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sfiduar Kryeministrin e vendit Edi Rama dhe policinë për procedimin penal pas protestës së 5 prillit në katër akse kryesore rrugore.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Kryemadhi tha se nuk e tremb asgjë.
“Procedimi nga prokuroria e drogës do të thotë kapje e sistemit të drejtësisë. Kriminelët që vrasin njerëz, e kanë kthyer Shqipërinë në vend droge janë të lirë, ndërsa hallexhinjtë që duan të ndërtojnë një çati, burgosen se do bëjnë një ndërtim pa leje. Nuk më shqetëson fare procedimi penal, kur të plotësojmë atë formularin e dekriminalizimit do ta deklarojmë. Nuk më kërcënon dot mua as policia e drogës, as Edi Rama. Unë këtu jam, nëpër Tiranë. Monika Kryemadhin e kanë në këmbë në daç me çizme në daç pa çizme”, tha Kryemadhi. /Ballkanweb
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Ministri kroat: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë s’e rrez...
IKSHPK: Mos harroni vaksinimin para udhëtimit jashtë vendit
Kurti takohet me Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Myni...