Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur sot rreth situatës në vend dhe protestave që po organizon opozita. Duke ju referuar kërkesë për largimin e kryeministrit Rama, ajo tha se shefi i qeverisë nuk mund të largohet me protesta paqësore.
Kryemadhi vendosi edhe një “bast” duke thënë se largohet nga politika nëse Edi Rama mbledh kaq shumë njerëz në shesh sa opozita.
“Edi Rama nuk rrëzohet duke bërë ne protesta paqësore. Në po sensibilizojmë opinion publik. Ne po menaxhojmë në mënyrën më stoike urrejtjen e qytetarëve ndaj Edi Ramës”, tha ajo në ‘Opinion’.
Po në qoftë se Rama organizon mbështetësit dhe militantët e tij a mund të ketë një përplasje civile?
Kryemadhi: Unë jam e gatshme dhe unë tërhiqem automatikisht nëse zoti Rama mbledh të njëjtët qytetarë që mblodhi opozita në 16 shkurt. Iki nga politika.
Po çdo parti në pushtet mbledh…
Kryemadhi: Jo, nuk i mbledh dot! Prapë me gjithë infrastrukturën që zoti Rama mund t’ju krijojë qytetarëve.
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...