Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka pyetur kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin se çfarë mendon ajo për deklaratën e Edi Ramës që bëri disa ditë më parë nga mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri se këto dy vende do të bashkohen në 2025.
Lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit, Kryemadhi u shpreh se ajo nuk e merr asnjëherë seriozisht Ramën mbi deklaratat e tij për çështjet e jashtme, pasi sipas saj, ai dështon në këto situata.
“Unë për hir së të vërtetës Ramën e marr seriozisht vetëm për kontrastet e ngjyrave që bën në piktura, ndërsa deklaratat e Ramës nacionaliste janë të ekzagjeruara gjithmonë, ai nuk përballet dot me popullin e tij në çështje ekonomike.
Do merrja seriozisht për shembull Sali Berishën nëse do e thoshte ai këtë, por Ramën jo sepse është një nga njerëzit që çështjen kombëtare e përdor si fasadë për të tjera situata.
Ata nuk e konsiderojnë këtë deklaratë të Ramës. Nuk mund të marrësh dashurinë e një gruaje që e jep gjithmonë me para. Është çështje dashurie dhe atë nuk e blen dot, kështu është Rama në çështjet e jashtme”, tha Kryemadhi.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK