Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të hënën, në nisje të sesionit të ri parlamentar është ndalur tek ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke deklaruar se kjo e fundit gënjeu në lidhje me koncesionin Thumanë-Kashar, parat e së cilës do të çohen tek studentët.
“Një sugjerim mikes time Belinda. Mos dëgjo se çfarë thotë ky se do të marri në qafë, siç mori Arben Ahmetajn, siç mori Damian Gjiknurin, që shumë shpejt do dali para drejtësisë. Siç mori Arta Markun“,- tha Kryemadhi.
Kreu i LSI-së, theksoi më tej se ministrja Ballaku nuk duhet të dalë para opinionit duke gënjyer se PPP-ja e famshme Kashar-Thumanë do t’u jepet studentëve, pasi nuk është e vërtetë./Rel.d/
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend