Në pjesën e dytë në emisonin ‘Open’ në Top Channel është e ftuar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për mashtrim me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.
‘Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria. Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar ka gënjyer me shifrat. Qeveria ka gënjyer me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.” tha Kryemadhi.
Ndërkohë ajo është shprehur se para disa kohësh ka ndërruar jetë edhe daja i saj nga gripi sezonal.
“Para ca vitesh mua më ka vdekur daja im. Dhe më ka vdekur nga gripi”
“Në duhet të flasim për kartelën e vdekjeve. Ia them edhe qeverisë, mos u merrni me numrin e të vdekurve. Djalli tako Zotin dhe i thotë që do të marr duke hedhur kolerën 100 mijë njerëz. Por kur ra kolera vdiqën 400 mijë. Kur e pyet Zoti pse kështu ai tha 300 mijë vdiqën nga frika. Bëhet një mullar i madh që mos u çudit se do t’i pushojë zemra dhe do të vdesin. Frikë dhe panik është një gabim shumë i madh. “
“Nëse LSI do ishte në pushtët nuk do të jepte koncesione por do të blinte tamponë. Dhe 800 mijë familje një testim për ta. Nuk do të kushtonte tamponi më shumë se një lagje e Italisë apo SHBA. Për mua gjëja e parë që duhet të bënte… Fasonët kanë 70 mijë punonjës do të kenë pasoja.” tha Kryemadhi.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...