Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se do të propozonte ish-ministrin dhe aktualisht deputetin e Partisë Socialiste, Pandeli Majko si kandidat për President të Republikës. Kryemadhi, duke folur në një emision televiziv tha se një gjë të tillë duhet ta kishte bërë edhe grupi i Partisë Demokratike që i ka 28 vota, të nevojshme për të propozuar një emër.
“Unë po të kisha 28 firma në parlament për të propozuar një kandidat në Parlament unë do ta propozoja një kandidat për president. Unë nuk i kam, kam 4 firma. Zoti Alibeaj i ka 28 firma, dhe mund të propozojë një kandidat të opozitës. Kjo është një përfshirje në proces. Përfshirja në proces nuk është që të jesh ushtar i Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit”, u shpreh Kryemadhi.
E pyetur se kë do propozonte në rast se do t’i kishte votat, ajo u përgjigj prerë: “Pandeli Majkon”.
Pyetje: Nëse do t’i kishit votat, kë do të kishit propozuar?
Monika Kryemadhi: Unë, Pandeli Majkon
Zheji: Pra, ju jeni për përfshirje në proces?
Kryemadhi: Për përfshirje, unë nuk i kam 28 firma. Nëse do t’i kisha 28 firma unë do ta propozoja. Sepse sot njerëzit gjenden përballë mungesës së alternativës. Edhe kjo, që t’i të shkosh të bëhesh ushtar i Edi Ramës pa një alternativë. Sepse bojkoti, çfarë është? Bojkoti është që ti nuk ke alternativë, prandaj e bojkoton. Po nëse ti ke alternativë./Shekulli/
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...