Sot është Dita e Verës, por atmosfera festive nuk ndihet nga qytetarët në Elbasan. Organizimet dhe përgatitjet kanë nisur prej rreth 3 ditësh, megjithatë duket se efektet e rritjes së çmimeve po ndihen edhe në ëmbëlsirën tradicionale të 14 marsit, ballokumen.
Siparin e festimeve e ka hapur festivali i këngës popullore qytetare, më pas “Miss Dita e Verës” , koncerti i orkestrës të harqeve , sofra elbasanase, i ndjekur nga hapja e panairit industrial dhe zejtarisë.
Ndërkohë, e hëna do të nisë me aktivitete të fëmijëve që do të parakalojnë me karnavalet dhe më tej qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë muzikën e grupit të mirënjohur Elita 5.
Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledi Llatja, shprehet se këtë vit bashkia e Elbasanit ka sjellë risi në festimin e ditës së verës.
Në vitet e kaluara tregtimi i ballokumes niste dy javë para festës, ndërsa këtë vit, ka gjithnjë e më pak në rrugë, sheshe e njësi tregtare.
Të gjitha lokalet dhe hotelet e qytetit janë prenotuar për 13 dhe 14 mars, ndaj dhe pritet që Dita e Verës në Elbasan të festohet pavarësisht krizës së krijuar nga rritja e çmimeve në vend./javanews/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin