Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur i pari në Presidencë, ku pritet të zhvillohet takimi i dytë mes tij dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Rama, pasi ka lënë ambientet e Kryeministrisë, e ka përshkruar në këmbë rrugën derti në ambientet e Presidencës.
Ndërsa, vetëm pak minuta më pas është parë të futet në Presidencë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Takim i ditës së sotme vjen pas negociatave të shumta që ambasadorët kanë zhvilluar për të pasur një zgjidhje të krizës politike, në mënyrë që opozita të futet në zgjedhje.
Kujtojmë se takimi i parë u mbyll pa një marrëveshje mes dy palëve.
Po ashtu, ndryshe nga formati i takimit të parë, Basha dhe Rama do jenë vetëm në praninë e presidentit të Republikës, pa praninë e kryetarëve të grupeve përkatëse.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...