Kjo javë do të jetë e ngjeshur me aktivitete politike, ndërsa me interes pritet se çfarë do të ndodhë me krizën politike dhe negociatat që tashmë kanë nisur mes shumicës dhe opozitës.
Sot mbërrijnë në Shqipëri Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel si dhe Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Bert Koenders, shkruan oranews
Ata do të zhvillojnë takime me krerë të lartë të institucioneve dhe politikës dhe pritet të përcjellin mesazhet e tyre për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike.
Ndërkaq të martën pasdite Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të votuar anëtarët e Komisionit të dytë që do të përzgjedhë për organet e vettingut, ndërsa më 19 prill Kuvendi mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...