Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku tha se këtë vit për shkak të krizës energjetike globale do të kemi një dimër të vështirë.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Balluku shtoi se Shqipëria dhe qytetarët e saj nuk do të kthehen kurrsesi në oraret kufizuese të energjisë, pavarësisht krizës.
Balluku tha se asnjë shtet nuk ishte përgatitur për njëk rizë të tillë, ndërkohë që shtoi se nga e hëna do të flitet në terma konkretë lidhur me situatën
“Ndoshta do kemi më shumë se një dimër të vështirë. Është një krizë globale nuk është problematikë e rajonit. Ekspertët parashikojnë një ndryshim të situatës pas qershorit 2022. Duhen patur parasysh faktorët e krizës. Nuk bëhet fjalë për çmimin, por për mungesën e energjisë në gjithë zinxhirin e prodhimit post pandemik. Ka një kërkesë më të madhe nga ajo qe kemi pas në vitin 2019 në nivel global. Kjo vjen pasi tregu por kërkon të kthehet në një nivel më të lartë. Nuk ka patur asnjë pritshmëri që do te kishte një kërkesë të tillë për energji. Asnjë vend nuk ka qenë i përgatitur,”- tha Balluku.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...