Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Shqipërisë u miratuan ndryshimet ligjore që reformojnë shërbimet arsimore, përmes transformimit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.
Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Kumbaro tha se “qeveria shqiptare miratoi një projektligj që është produkt i rëndësishëm ligjor dhe organizativ i Ministrisë së Arsimit. Me projektligjin që miratuam sot krijojmë Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Kjo agjenci do të ketë një status autonom për të rritur pavarësinë e saj për një paketë shumë të rëndësishme shërbimesh, të cilat pjesërisht sot propozohen, garantohen dhe ofrohen nga një institucion që varet nga Ministria e Arsimit dhe quhet Qendra e Shërbimeve Arsimore”.
Ministrja Kumbaro sqaroi se bëhet fjalë për të gjitha testimet, provimet shtetërore qoftë ato kombëtare apo ndërkombëtare brenda territorit të Shqipërisë që zhvillohen jo vetëm në fushën e arsimit si matura shtetërore, portali për mësuesit, por edhe testime për profesione të tjera të rregulluara si portali për infermierët, mjekët, urdhrat e infermierit, psikologëve, fizioterapistëve etj.
“Është e njëjta qendër që ofron gjithë shërbimin e digjitalizuar për njehsimet e diplomave në të dyja kahet qoftë për diplomat e huaja që futen në përdorim sistemin e punësimit në Shqipëri apo anasjelltas”, tha Kumbaro.
Sipas saj, me këtë pr/ligj rritet cilësia e shërbimit, transparencës dhe autonomisë për ta mbajtur këtë agjenci larg çdo lloj ndikimi qoftë ai politik, në cilësinë e garantimit të meritokracisë për të gjitha shërbimet që ofrohen sot nga qendra dhe nesër nga kjo agjenci.
Ministrja Kumbaro informoi se po bëhet gati edhe investimi për zgjerim të kapaciteteve që kjo agjenci do të ofrojë për të bërë në njëjtën kohë testime masive për një numër shumë të madh të interesuarish, të cilët kanë nevojë për të marrë provimet e licencave etj.
“Ky pr/ligj do të kalojë së shpejti në Kuvend dhe pastaj do marrë formën përfundimtare i shoqëruar edhe me investimet infrastrukturore në një nga ndërtesat publike që e kemi të identifikuar në zonën e Kamzës”, tha Kumbaro.
Minsitrja Kumbaro bëri me dije edhe tre vendime të Këshillit të Ministrave lidhur me ligjin për shkencën, institucionet dhe kategorinë e pagave dhe shpërblimeve në institucionet shkencore.
“Kemi edhe tre vendime të këshillit që u miratuan sot në Këshillin e Ministrave, dy prej të cilave janë detyrimi ligjor për ligjin e shkencës të miratuar në vitin 2024 dhe detyrim për dy kapitujt e parë të arsimit që do të mbyllen në negociata me BE, konkretisht: Konkretisht është VKM që ka të bëjë me metodologjinë e vlerësimit të institutive kërkimore shkencore. Edhe agjenci të tjera publike do të kenë mundësi të hapin institute kërkimore. VKM-ja tjetër është ajo që përkufizon kategorinë e pagave dhe shpërblimeve sipas kategorisë së kërkuesit shkencor”, theksoi Kumbaro.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “vendimi i fundit që u miratua sot ka të bëjë me plotësimin e një standardi që ka të bëjë me menaxhimin e bazës së të dhënave të kërkimit shkencor dhe provimeve kombëtare e ndërkombëtare. Plotëson një vendim të mëparshëm, por me kompetenca të qarta, administrurar nga Ministria e Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe AKSHI”.
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar
Kostelancik: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri-Kroaci, një sinjal...
Trump do të lëshojë në qarkullim një monedhë ari 24 karatësh...
Qeveria e Shqipërisë shpall zonat e reja me përparësi zhvill...
Kosova mposhtet nga Bosnja në hendboll, zbehen gjasat për ku...