Ministri Jashtëm Hungarez Péter Szijjártó në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, deklaroi mbështetjen e Hungarisë për hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ai tha se dështimi i hapjes së negociatave në muajin qershor për Shqipërinë, do të ishte i papranueshëm për Hungarinë. Szijjártó theksoi rëndësinë që ka stabiliteti i Ballkanit Perëndimor për rajonin dhe Europën.
“Tensionet në rajon, do të favorizonin dhe krijonin lehtësira, që terroristët dhe organizatat terroriste të hyjnë në territorin e BE përmes valëve të emigracionit”, deklaroi Ministri i Jashtëm Hungarez.
Ai tha se më 18 qershor, Këshilli i Përgjithshëm për Çështjet e BE do të vendosë ndaj fillimit të bisedimeve për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Tashmë Shqiperia ka një votë të sigurtë, për fillimin e bisedimeve në çeljen e negociatave me BE, këtë qershor./abcnews.al
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Qeveria rrit shtesat për lehonat, ndan nga 100 euro për pens...
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje