Kryedemokrati Sali Berisha ka përsëritur edhe këtë të enjte (28 gusht) akuzat për manipulimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa theksoi se PD nuk do të njohë rezultatin e dalë prej këtyre zgjedhjeve.
“Nuk i njeh zgjedhjet, kemi deklaruar. Përfaqësuesit tanë mbajtjen një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale. Ky është qëndrimi ynë dhe ne e kemi shprehur këtë”, deklaroi Berisha.
Reagimi i kryedemokratit vjen pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.
Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi me 3 vota pro dhe 2 kundër, shpërndarjen e mandateve parlamentare në të gjitha qarqet e Shqipërisë sipas rezultateve të 11 Majit.
Vendimi i së enjtes i hapi rrugën Presidentit të Republikës që të dekretojë datën për nisjen e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Në Parlamentin e ri, Partia Socialiste do të përfaqësohet me 83 mandate, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Socialdemokrate me 3 mandate, Mundësia e Agron Shehajt me 2 mandate dhe me nga një mandat secila, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë./rtsh.al/
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...