Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Albana Shtylla, dhe anëtarët Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.
Sipas njoftimit zyrtar të Kolegjit, çështja ka të bëjë me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili kishte vlerësuar më herët subjektin e rivlerësimit Bushati.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi në mënyrë unanime ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e Agron Bushatit nga detyra. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm./euronews.al
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...