Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias do të vizitojë sërish Tiranën, ndonëse ishte këtu disa ditë më parë.
Lajmi raportohet nga gazeta greke ‘Protothema’, e cila shkruan se vizita e Kotzias do të zhvillohet të martën. Ai nis një tur takimesh fillimisht në Tiranë, Prishtinë, Beograd dhe më pas në Shkup.
Qëllimi i vizitës nuk bëhet me dije ende, ndërsa raportohet se ai do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i vogël. Shqipëria dhe Greqia janë në negociata për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar.
Pritet që gjatë kësaj vere në Tiranë të mbërrijë kryeministri grek, Alexis Tsipras, për të nënshkruar paktin e ri detar mes dy vendeve.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...