Një plagosje me thikë është regjistruar në qytetin e Korçës këtë të enjte, ku ka mbetur i plagosur një person.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta një 46-vjeçar ka goditur me thikë në kofshë një tjetër shtetas, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe po punohet për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Moti i keq kaplon disa vende të SHBA-së
Vinicius blen një klub ambicioz evropian – dëshiron ta fus n...
Lirohen 12 personat e ndaluar nga policia në veri, u shqipto...
“Askush nuk dëshiron një Afganistan të dytë”, Zelensky: SHBA...
“Mos u ndal me kulaça deri sa të mbushet tepsia” – Gjesti me...
Barça fiton minimalisht dhe merr kreun e tabelës