Njësia e inspektimit shëndetësor në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, ka rritur gjendjen e gatishmërisë lidhur me situatën e koronavirusit.
E vetmja risi në këtë situatë rutinë të punës sonë është një monitorim i shtuar i pasagjerëve që vijnë nga Kina. Janë shtuar masat higjeno sanitare në aeroportin e Rinasit të cilat konsistojnë në rritjen e shpeshtësisë së numrit të pastrimeve të ambjentit të aeroportit, shtimin se sasisë së dizifektantëve që hidhen për pastrimin e dyshemesë si dhe është kërkuar një dizifektim, që e quajmë procedurë 3D, për të bërë dizifektimin e terminalit dhe ambjenteve kargo.
Sipas mjekut Hashorva, janë aktivizuar protokollet përkatëse lidhur me koronavirusin, megjithatë për Shqipërinë rreziku është i ulët.
Edhe në fazën akute, fazën që po flasim tani, dua të ritheksoj faktin që Shqipëria është një vend me risk të vogël përsa i përket koronavirusit, për dy arsye kryesore; një, nuk kemi linjë direkte me Kinën, dhe aq me tepër me regjionin ku ka shpërthyer epidemia, dhe e dyta, që të gjitha fluturimet që na vijnë nga Kina, vijnë tranzit nëpërmjet vendeve të tjera.
Aeroportet e qyteteve europiane, të cilat kanë linja direkte fluturimi më Kinën dhe provincën Wuhan, po ushtrojnë monitorime të shumta ta pasagjerëve, e madje duke krijuar edhe dhoma specifike për kontrollin e tyre./TCH
Të paktën 37 të vdekur nga përmbytjet e rrufeshme në Safi të...
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...