Ka vijuar edhe ditën e sotme kontrolli përgjatë të gjithë vijës bregdetare të Gjirit të Durrësit.
Deri në këto momente nuk janë konstatuar subjekte apo individë, që zotërojnë motorë uji a mjete të tjera lundruese për qëllime argëtimi, në kushtet e paligjshmërisë.
Nga kontrolli ka rezultuar se vendbazimet që ndodhen në plazhet e Durrësit janë vetëm ato të licencuara dhe që i lëvizin mjetet në bazë të rregullave të sigurisë, në kordonët kufizuese të hapësirave nga bregu në det për kalimin e tyre.
Për shkak të aksionit të nisur, ka skafe dhe gomone që për të shmangur kontrollet nuk kanë dalë në det këto ditë kur siguria në plazhe mbetet kryefjalë.
Një ditë më parë, policia kufitare e Durrësit bllokoi 6 skafe të vogla me probleme në dokumentacion.
Ndërsa kontrollet janë fokusuar te skafet dhe motorrët e ujit, shqetësim për pushuesit në plazhe vazhdon të mbetet mungesa e vrojtuesve të plazhit. /TCh/
Sveçla njofton nisjen e procesit për themelimin e Xhandarmër...
Irani hap sistem zyrtar tarifash për kalimin e anijeve në Ng...
Rolando Maran do të jetë pasuesi i Sylvinhos tek kombëtarja ...
SHBA-ja pezullon një pjesë të bashkëpunimit ushtarak me Kana...
Arrestohet në ShBA Sokol Hoxha, i dënuar për vrasjen e tre p...
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...