Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në lagjien Metaksurgjio në qendrër të Athinës.
Sipas informacioneve të para, shtetasi shqiptar u qëllua rreth orës 22.10 sipas orës lokale, me pistoletë mbas një sherri për mosmarrëveshje ekonomike me një tjetër shtetas shqiptar pohon policia vendase.
Personi i plagosur u dërgua me shenja jete në spitalin Erithros Stavros të kryeqytetit Athinë, ndërkohë që policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit.
Zona Metaksurgjio është arenë e përballjes mes bandave shqiptare dhe përplasjet mes grupeve shqiptare të drogës dhe vjedhjeve janë të shpeshta.
Policia thotë se kohët e fundit në këtë pjesë të athinës përleshjet mes bandave shqiptare janë të shpeshta me disa të vrarë dhe plagosur./tch/
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Kurti ndan fotot nga takimet në Barcelonë: Aleancë globale p...
NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pra...
Zbulohen ngjyrat e iPhone 18?
Çka i ndodh trupit nëse nuk pimë mjaftueshëm ujë?
Shmangni këto ushqime kur jeni të sëmurë