Policia belge ka goditur një rrjet të gjerë i trafikimit të kokainës për në Evropë, i drejtuar kryesisht nga shtetas shqiptarë.
Operacioni mobilizoi mbi 1,100 policë belgë dhe përfundoi me arrestimin e 64 personave.
Rrjeti kriminal importonte kokainë nga Kolumbia nëpërmjet detit me kontejnerë ose anije private dhe pasi e shkarkonte dhe e ripaketonte sasinë në Belgjikë, e shpërndante më tej në Itali, Gjermani, Suedi, Francë, Holandë dhe Portugali.
Aplikacionet e specializuara për celularë, si Encrochat dhe Sky ECC, përdoreshin me idenë se i mbronin nga përgjimet prej organeve ligjzbatuese.
“Për sa i përket konfiskimeve, janë gati 80 tonelata kokainë të kapura në territorin belg. Vlera në treg arrin gati 5 miliardë dollarë. Ka, pastaj, një arsenal parash të pastruara në makina e ora luksoze dhe rreth 1 milion euro para të gatshme”, tha polici federal Eric Snoeck.
Operacioni në Bruksel përmbyll një hetim 1,365-ditor.
Drejtuesit e policisë belge thanë se nuk ka dyshime se Belgjika është kthyer në një vend ku operojnë mafia dhe organizata kriminale të nivelit botëror.
Në portin belg të Antverpit u konfiskuan në vitin 2020 një rekord prej 65 tonë kokainë nga vendet e origjinës si Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori. /Ora News/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...