Violinisti Shkëlzen Doli do t’i kushtojë tingujt e violinës së tij të prekurve nga tërmet i 26 nëntorit.
Ai sëbashku me anëtarë të Filharmonisë së Vjenës, do të organizojnë këtë koncert bamirësie më 30 dhjetor në Ehrbar Saal në Vjenë. Donacioni nga biletat fillon nga një minimum prej 30 dhe 50 euro për person.
Të gjitha këto donacione do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në portalin e-albania.
Të trembëdhjetë anëtarët e Filharmonisë së Vjenës, menjëherë pas ftesës së violinistit Doli u treguan menjëherë të gatshëm për t’i mbështetur njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Ata janë angazhuar që ky koncert të jetë po aq dinjitoz sa një minikoncert i para tradicionalit të Vitit të Ri, duke përfshirë në të Valse dhe Polka nga dinastia Strauss.
Kjo është një thirrje shqiptaro-vjeneze, që nëpërmjet artit fton të gjithë publikun që ka mundësi të jetë në sallë pak para ndërrimit të viteve, për t’u solidarizuar sëbashku, por edhe për të shijuar tingujt magjikë e virtuozë nga anëtarët e një ndër orkestrave më të mira në botë, në kryeqytetin Evropian të muzikës klasike./TCH
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...