Kryeministri Edi Rama reaogn pas bashkëbisedimit të kryedemokratit Lulzim Basha me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel, duke e cilësuar komunikimin e tyre si një ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE.
Me tone të ashpra, kryeministri Edi Rama thekson se Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale, ndërsa shton se pret përgjigje zyrtare e publike nga Brukseli.
“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!
Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”, shkruan Rama në Twitter.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...