Komiteti Politik i Këshillit të Evropës ka miratuar unanimisht propozimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës për konfiskimin e mbi 300 miliardë eurove pasuri dhe asete Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
Lajmin e ka dhënë vetë kreu demokrat në një postim me video në Facebook.
Sot në Këshillin e Europës, Komiteti Politik miratoi unanimisht propozimin tim për një rezolutë dhe një rekomandim nga Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë Euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
Ai thekson se ky është një paralajmërim për çdo agresor që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin apo që ka synim pushtimin e territoreve.
“Ky është një lajm i madh për mbështetësit e luftës së drejtë dhe paralajmërim për çdo agresor tjetër në Europë e gjetkë dhe ne veçanti për rajonin tonë jo pak të trazuar muajt e fundit, se kushdo që përpiqet të kërcënojë sigurinë e stabilitetin apo të agresojë fqinjin me qëllim pushtim territoresh apo imponim me forcë synimesh politike do të përballet me të njëjta masa”, tha ai./a2news
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116