Komiteti Ushtarak i NATO-s u mblodh këtë fundjavë në Tiranë. Shefat e shtabit të ushtrive të 29 vendeve anëtare diskutuan për sigurinë në rajon dhe zgjodhën si kryetar të ardhshëm të komitetit, që sot drejtohet nga një gjeneral çek, shefin e Flotës Ajrore britanike.
Komandanti ushtarak i NATO-s është historikisht një gjeneral i Ushtrisë ose i Flotës Ajrore Amerikane. Ky post është mbajtur për herë të parë nga Ajzenhauer, më vonë nga një person i dashur për shqiptarët, Uesli Klark dhe sot, nga gjenerali me 4 yje, Scaparroti.
Ai është njeriu përgjegjës për operacionet ushtarake të Aleancës dhe njëkohësisht mban detyrën e komandantit të ushtrisë amerikane në Europë. Curtis Scaparroti ju përgjigj pyetjeve të “Gazeta Shqiptare”.
Ai identifikoi 3 kërcënime kryesore për Shqipërinë dhe rajonin: Rritjen e influencës së jashtme, ekstremizmin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj.
Një nga qëllimet e konferencës ishte diskutimi mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Cilat mendoni se janë kërcënimet kryesore për Shqipërinë dhe rajonin?
NATO është e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Ne kemi një mision në Kosovë, KFOR, i cili siguron një mjedis të sigurt. Kjo është e rëndësishme dhe ne jemi të përkushtuar në këtë drejtim. Sfidat që ne kemi janë p.sh, një rritje e influencës së jashtme, sigurisht shqetësimet për ekstremizmin dhe kthimi i luftëtarëve të huaj, gjëra, të cilat ne i diskutuam.
Pra, këto janë çështjet që sfidojnë situatën stabël, por disi të brishtë në Ballkanin Perëndimor.
Ne i trajtojmë gjithnjë me kujdes këto gjëra. Kërkojmë vazhdimisht raportime nga komandantët e KFOR-it për shembull, që të sigurohemi që kemi perspektivën e duhur dhe që mund të japim këshilla shumë të sakta se çfarë nevojitet për të siguruar vazhdimësinë e përforcimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe, sigurisht, të punojmë për dialog dhe pajtim atje.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...